Rama flet për takimin jashtë vendit: Një lider serb s’na dha as dorën se mos e fotografonin me një “kriminel” si Thaçi

Kryeministri Edi Rama ka treguar sot një histori që nuk e kishte thënë më parë. Në emisionin “Rubikon”, kreu i qeverisë u shpreh se një politikan serb, të cilin e mbajti anonim, i kishte thënë se kishte frikë që të takonte Hashim Thaçin, pasi e quajte si kriminel.

Rama u shpreh se ai ishte i llahtarisur që po të dilte në fotografi duke i dhënë dorën ‘kriminelit’ do t’i shkatërrohej reputacioni.

Më kujtohet një episod me një lider serb në një takim ndërkombëtar. Në derën rrotulluese të hotelit duke pritur për të dalë, dera rrotullohet dhe hy unë me Hashimin [Thaçin] dhe gjendem përballë. 

Nuk futej dot ai pa kaluar ne dhe Hashimi i zgjat dorën. Ky ishte lider progresist, me demek ose pa demek. Ai i jep dorën në atë moment. 

Më kujtohet terrori se mos dikush e kishte fotografuar duke i dhënë dorën ‘kriminelit’ Hashim Thaçi.

Këtë nuk e them se e pashë në sytë e tij, por e dëgjova në bisedën e tij. Ishte i terrorizuar. 

Unë i thashë ‘A je në vete, çfarë është kjo?’. Ai më tha ‘nuk i njeh serbët’. 

Ai ishte i llahtarisur që po të dilte në fotografi duke i dhënë dorën ‘kriminelit’ do t’i shkatërrohej reputacioni. 

Ata kanë arritur në një fazë në skenën e tyre politike ku kanë një njeri që është shumë autoritar”, u shpreh Rama.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT