“Gjendja është serioze”, mjeku i njohur: Njerëzve u them që duhet…

Mjeku i njohur Pëllumb Pipero thotë se gjendja nga epidemia e koronavirusit vazhdon të jetë serioze në Spitalin Infektiv.

Megjithatë Pipero tha se ka shumë qytetarë që kanë panik, dhe shtrohen në spital vetëm se kanë temperaturë 37 apo 38.

Mjeku tha në emisionin “Opinion” se asnjëherë nuk është vonë, për qytetarët që të respektojnë distancimin fizik.

Pjesë nga intervista:

Pipero: Gjendja në Spitalin Infektiv është serioze, kemi rreth 80 pacientë, në pjesën e parë kishim 89 në rastin më të madh. Ka edhe të rinj që shtrohen në spital. Ka shumë panik midis njerëzve, sot kam parë 3-4 të sëmurë, që janë shtruar pa oksigjen, me temperaturë 37-38, dhe vijnë në spital nga frika.

Thuhet që QSUT është vatër infeksioni

Pipero: Është shumë e vështirë që Spitalet t’i shpëtojnë kësaj. E kam thënë dhe e them që është thyer protokolli, as pacienti dhe as mjeku nuk e kanë vendosur maskën.

Ç’mesazh keni për qytetarët

Pipero: Njerëzve u them që nuk duhet të jemi kaq shpërfillës se, nëse jemi shpërfillës, na përfill ne virusi. Ende nuk është vonë që nga nesër të vendosin maskën dhe të ruajnë distancën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT