“Më keni nxirë jetën…”/ Rama batuta me zv.ministrin e Bujqësisë: Konkurrencën me Braçen s’jua zgjidh dot, jeni si me miza

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në Lushnje, i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi, zv.minsitri Dhimo Kote dhe deputeti i zonës, Bujar Çela, ku inspektoi punimet e sistemit të ujitjes në zonë.

Rama tha se janë ndërtuar 44 kilometra kanale kryesore, si dhe është rindërtuar rezervuari i Thanës, ndërsa shtoi se në bujqësi është bërë “një revolucion i dytë në kuptimin e zgjerimit të sasisë së tokës që prodhon”.

Gjatë bisedës nuk munguan edhe batutat, ku Çela, teksa po numëronte punët e bëra, përmendi edhe zv.kryeminsitrin Erion Braçe, ndërsa Rama iu përgjigj: “konkurrencën mes jush nuk e zgjidh dot. Por faktikisht, falë jush, që jeni si njerëz me miza në kokë ti dhe Erioni, presionit në kuptimin e mirë, por dhe të keq se më keni nxirë jetën, por keni arritur rezultat”

Pjesë nga biseda:

Rama: E di edhe vetë Saliu, se të tjerët po e po, se Dhimo ishte kryetar komune konsensual, që unë jam nxënësi i Dhimos për çështjet e bujqësisë dhe më kujtohet shumë kohë përpara, akoma pa ardhur Dhimo në qeveri, që më thoshte, rezervuari Janjas dhe i Thanës. Ti dekoratë ke fermerin, zv.ministrin e ke njollë.

Bujar Çela: Unaza bujqësore është një nyjë shumë e rëndësishme, është bërë një rrugë me standarde. Është rrugë shumë herë më e rëndësishme nga ajo e Mërtish-Tre ura që u bë në kohën e ardhjes së Erion Braçes deputet në atë zonë.

Rama: Këtë konkurrencën me Erion Braçen nuk jua zgjidh dot Bujar. Por faktikisht, falë jush, që jeni si njerëz me miza në kokë ti dhe Erioni, presionit në kuptimin e mirë, por dhe të keq se më keni nxirë jetën, por keni arritur rezultat. Faktikisht, kushtet e sotme, ça bëhet për mirë të bën lajm me shumë vështirësi, por nëse i marrim me radhë sektorët, më i keqi lajmëruar nga mediat është bujqësia. Probleme ka sa të duash, por të shohësh sot sa produkt vendas shkon në treg në krahasim me produktin e importuar bujqësor është dyfishi. Natyrisht që kush nuk e njeh fshatin, mendon që këtu njerëzit vuajnë për bukë. Por këtu bëhet ekonomi kombëtare. Ky është revolucioni i dytë në kuptimin e zgjerimit të sasisë së tokës që prodhon. Po të bëjmë një llogari, sa tokë punohej para 5 vitesh dhe sa punohet sot, është revolucion, është trefishi dhe jo me 7 her shtatë 42, se kështu është 300 fish

Back to top button
LAJMET E FUNDIT