Rihapja e çështjes ndaj ish-ministrit, gazetari: Tahiri të tregojë provën që ka fshehur ose do ketë fund të tmerrshëm

Gazetari Arian Çani, përmes një postimi në Twitter thotë se pas vendimit për rigjykimin e Saimir Tahirit është koha që ish-ministri të tregojë se kush brenda partisë së tij po kërkon ta shkatërrojë.
Çani flet për një provë të fortë që Tahiri e ka depozituar diku dhe shton se është koha që ish-ministri i Brendshëm të flasë ose do të ketë një fund të tmerrshëm.
“Koha që Sajme Tahiri të tregojë kush nga partia e tij kërkon t’i bëjë gropën me patjetër.
Para dy vitesh, ai e dinte dhe e ka depozituar provën diku.
Koha urgjent për t’ia thënë dhe publikut.
Nëse nuk e bën, atëherë fundi i tij do të jetë i tmerrshëm”, deklaron Arian Çani.
Koha qe Sajme Tahiri te tregoje kush nga partia e tij kerkon t’i beje gropen me patjeter. Para dy vitesh, ai e dinte dhe e ka depozituar proven diku. Koha urgjent per t’ia thene dhe publikut. Nese nuk e ben, ateher fundi i tij do te jete i tmerrshem.
— Arian Çani (@arian_cani) June 26, 2020