Përfundon testimi serologjik në stafet mjekësore, rrëzohet “imuniteti i tufës”

Përfundon testimi serologjik për Covid-19 në stafet mjekësore.

Nga analizat e kryera në personelin e qendrës spitalore “Nënë Tereza” dhe në spitalin ”Shefqet Ndroqi” rezultoi pozitivitet i ulët i virusit.

Shefi i laboratorit të mikrobiologjisë Andi Koraqi thotë se numrin më të lartë të të infektuarve midis mjekëve dhe infermierëve të prekur e mban spitali Infektiv, ku 15% e tyre rezultuan pozitivë.

”Përqindja është e ulët, po flasim për 4 mijë personel të testuar dhe vetëm 5.8 % kanë dalë pozitiv ndaj Covid-19”.

Virusi Sars Cov-2 vijon të ketë shumë të panjohura. Studimet e fundit tregojnë se antitrupat te një i prekur nga Covid-19 nuk jetojnë më shumë se 6 muaj, çka bën të mundur riinfektimin e tij. Mikrobiologu Koraqi thotë se këto studime hedhin poshtë dhe teorinë e deritanishme për imunitetin e tufës.

Deri në gjetjen e një vaksine apo ilaçi kurues, mjeku Koraqit thotë se popullata duhet të mësohet me rregullat e reja, më të rëndësishmet mes tyre mbajtja e maskës dhe distancimi fizik.

”Vë re që nuk respektohen masat. Maskat nuk mbahen nga njerëzit, por studimet e fundit tregojnë se vendosja e tyre mbron nga virusi deri në masën 70%”, tha ai.

Pas mjekëve, testimit serologjik do t’i nënshtrohen efektivët e Policisë dhe grupe të caktuara në popullatë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT