Meta sërish krah Thaçit e Veselit: I bindur në pafajësinë e tyre, Kosova do ta fitojë dhe këtë sfidë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka reaguar sërish lidhur me aktakuzat ndaj Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe kreut të PDK, Kadri Veseli.
Ai shprehet se është i bindur në pafajësinë e tyre dhe se e gjithë Kosova do të dalë fitimtare nga zhvillimet e fundit.
Meta shprehet se me urtësi, unitet, dhe largpamësi Kosova do fitojë duke i dalë në krah Thaçit e Veselit që kanë qenë pjesë e UÇK-së në luftën ndaj Serbisë në 1999.
Thaçi dhe Veseli duhet të paraqiten në Hagë pasi Tribunali i ka dërguar aktakuzat për krime lufte në Kosovë.
Statusi i Metës
I bindur në pafajësinë e Presidentit të Kosovës, Sh.T.Z. Hashim Thaçi dhe Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z.Kadri Veseli.
Kosova, me Urtësi, Unitet dhe Largpamësi do ta fitojë edhe këtë sfidë!