Masat anti-COVID/ ISHSH me “dorë të hekurt”, kontrolle në 87 mijë subjekte dhe mbi 300 gjoba nga fillimi i pandemisë

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, duke patur parasysh rritjen numrave të të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë, ka kryer 1740 inspektimi për të parë zbatueshmërinë e masave të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë në 24 orët e fundit.

Kontrollet janë kryer në në bar-kafe, restorante, klinika dentare, hotele, fasoneri, call center, institucione publike etj.

Në total që prej fillimit të pandemisë dhe deri më tani janë kontrolluar dhe monitoruar 87 mijë subjekte dhe si rrjedhojë janë vendosur 330 masa administrative me gjobë, të cilat kanë patur shkelje të protokollit të sigurisë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT