“Hashim Thaçi–Vlora, krenohet me ty”/ Shpalosen banderola për Kosovën në ndeshjen Flamurtari-Luftëtari, delegati i ndeshjes i heq

“Hashim Thaçi – Vlora, krenohet me ty” dhe “Drenica zemra e shqiptarisë”, janë dy banderolat e hapura sot në stadiumin “Flamurtari” gjatë ndeshjes së Kategorisë Superiore mes Flamurtarit dhe Luftëtarit.

Hapja e tyre ka qenë e papritur për të pranishmit dhe për këtë gjë ndeshja ka nisur me 16 minuta vonesë.

Delegati i ndeshjes kërkoi heqjen e dy banderolave nga stadiumi dhe vetëm pas heqjes është lejuar nisja e lojës.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT