Ngjela: Njerëzit janë të zhgënjyer ndaj qeshin kur u thua do bëhet Reforma në Drejtësi

Avokati i njohur Spartak Ngjela thotë se njerëzit janë të zhgënjyer nga mungesa e forcës së ligjit në vend.

Në emisionin “Ekopolitikë”, Ngjela tha se mungesa e forcës së ligjit bën që njerëzit të qeshin kur u thua se Reforma në Drejtësi do të bëhet, do goditen zyrtarë.

”Zhgënjimi është i madh. Ti u thua do bëj reformën në drejtësi, do goditen, qeshin, sepse nuk është bërë ndonjëherë. Pra, do një fakt, do një moment. Duhet bërë një herë. Nuk bëhet me revolucion. Me revolucion është bërë katër herë po nuk ka vlerë, se ndërrohen portat. Çfarë mungon në Shqipëri që janë të mërzitur ata? Mungon forca e ligjit”, tha Ngjela.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT