‘Maskara, greko maskara’, gazetari ‘shpërthen’ sërish: Më mirë dëgjoj një grek safi, se të dëgjoj shqiptarët që flasin greqisht…

Ditë më parë gazetari Artan Hoxha me anë të një shkrimi në profilin e tij në facebook, doli kundër kreut të PBDNJ Vangjel Dule, dyuke u shprehur se të tillë persona nuk duhet të lejohen të marrin kohë televizive, pasi ofendojnë shqiptarët.

Hoxha nuk i kurseu ofendimet edhe për minoritarin grek Manolis Vitos, i cili dogji fkamurin e Shqipërisë në mes të Sarandës, duke i thënë se nuk është asgjë tjetër veçse një “spurdhjak greqisht-folës nga Xarra”.

Ditën e djeshme, sërish me anë të një statusi, Joxha ka “shpërthyer” kundër shqiptarëve që flasin greqisht e bëjnë si grekë të lashtë e pasardhës të Sokratir dhe Odiseas.

Ai thotë se këta janë vetëm disa shqiptarë maskarenj, të cilët janë pasardhës të Laverit, Qanos apo Haxhiut, ndërsa shprehet se e ka më mirë të dëgjoj një grek safi si Janis Miliokas, që këndon “Greco Maskara” dhe një dynja me grekë e duartrokasin, se sa këta shqiptarë të shtirur.

“Maskara, greko maskaraaaa

Si e premte, ne mbremje, me mire degjoj nje grek safi, si Γιάννης Μηλιώκας(Janis Miliokas) qe kendon me pathos kengen “Greco Maskara”, dhe nje dynja me greke te tjere, e duartrokasin gjithe kenaqesi…

sesa te degjoj, ca shqiptare maskarenj, qe flasin greqisht llaka-shtraka dhe hiqen si greke te lashte, pasardhes te Sokratit dhe Odiseas, por ne te vertete, jane pasardhesit e Laverit, Qanos apo Haxhiut…

Ngjashmeria ne emra, eshte thjeshte nje rastesi”, shkruan Hoxha.

Screenshot_1.jpg

Back to top button
LAJMET E FUNDIT