Tritan Shehu: Rama na futi në izolim si në komunizëm, s’mund të udhëtojmë në BE

Në marrëzinë e të bërit politikë me çdo budallallëk, Tritan Shehu thotë se Edi Rama na izoloi, pasi BE ka mbyllur kufijtë për shkak të koronavirusit.

Për shkak të rritjes së numrit të infektimeve, shumë pak vende mund të udhëtojnë në BE.

Por sipas Shehut, fajin e ka Rama.

“Rama fut Shqiperine ne izolim, si ne komunizem! Fatkeqesisht jemi perseri te izoluar, te mbyllur, por kete here jo nga telat me gjemba te komunizmit tone, por te bllokimit qe BE etj i vendosen levizjes se qytetareve tane, si pasoje e keq menaxhimit te Covid 19 tek ne.

Shqiperia eshte vendosur edhe nga OBSh ne “listen e zeze”, duke qene mbrapa shume vendeve afrikane. Dje BE deklaroi se heq pengesat per levizjen e qytetareve edhe nga shume vende te tjera si: Serbia, Algjeria, Georgia, Maroku, Ruanda, Tunisia… e deri te edhe Kina.

Ndersa Shqiperia mbahet ne “karantine”, shqiptaret nuk mund te udhetojne, ne jemi te bllokuar si dikur, me konseguenca te medha ekonomike e sociale kjo. Ne fakt ndodhi ajo qe pritej, ajo qe e kishim paralajmeruar prej muajsh.

Ne sot jo vetem jemi te mbushur me Covid, jo vetem kemi nje sistem shendetesor ne gjendje shume te veshtire, jo vetem rrezikohet rende shendeti i qytetareve e ekonomia, jo vetem vazhdojme ne amulli te plote ne kete perpjekje, por jemi kthyer disa dekada mbrapa edhe ndaj te drejtave tona.

E pa tolerueshme dhe e pa faleshme kjo, nje popull i tere nuk mund te pranoje te vuaje pasojat e nje keq qeverisje te tille, nuk mund te lejoje t’i mohohen te drejtat themelore te tij prej saj”, shkruan ai.

Me këtë logjikë, i bie që edhe amerikanë të akuzojnë Donald Trump, se i ka izoluar, pasi për momentin, as amerikanët s’lejohen të udhëtojnë drejt vendeve të BE-së.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT