BE/Publikohet lista e plotë e vendeve që lejohen të hyjnë në Evropë pas 1 korrikut. Mes tyre dhe Shqipëria!

Burimi: Euronews.com

Të mbyllur në një sallë takimesh në Bruksel, zyrtarët po debatojnë se kush do të lejohet të hyjë në BE dhe kush jo, pas 1 korrikut kur kufijtë ndërkombëtarë të bllokut planifikohen të hapen.

Sipas Euronews, në mesin e listës së vendeve që do të lejohen, është edhe Shqipëria dhe Kosova, informon dritare.net.

Vendet të cilat janë lënë jashtë listës janë: Brazili, Katari, SHBA dhe Rusia. Euronews.com, shkruan se për vendimin do të merret parasysh përhapja e pandemisë, ndërsa janë 47 vende në listë që do të pranohen dhe 54 në listën e ndaluar.

Lista e plotë e vendeve që do të lejohen të hyjnë Vendet po diskutojnë gjithashtu pasi ka disa kritere që duhet të përcaktohen, në lidhje me rregullat që duhet të zbatojnë turistët pas 1 korrikut.

Po kështu një temë tjetër, është edhe mungesa e besueshmërisë që kanë vendet anëtare, për numrat që raportojnë shtetet në lidhje me ecurinë e pandemisë në vendet e tyre.

Sipas Komisionit Evropian, shtetasit në Mbretërinë e Bashkuar duhet të trajtohen në të njëjtën mënyrë si qytetarët e BE-së deri në fund të periudhës së tranzicionit të Brexit. Lista e plotë e vendeve që do të lejohen të udhëtojnë drejt BE, pas 1 korrikut, botuar në Euronews.com, publikuar datë 26/06/2020.

Qyteti i Vatikanit Monako Mali i Zi Andorra Serbia Bosnja dhe Hercegovina Ukrainë Shqipëri Turqi Kosovë Republika Popullore Demokratike e Koresë Turkmenistan Vietnam Kinë Tajlandë Myanmar Mongoli Japoni Korea e jugut Gjeorgji Butan Liban Indonezi Uzbekistan Indi Taxhikistan Kazahstan Palau Zelanda e Re Australi Dominica Bahamas Shën Lucia Uruguai Xhamaika Kubë Guyana Paraguaj Venezuela Nikaragua Kosta Rika Kanadë Angolë Tunizi Namibia Uganda Mozambik Mauritius Zambia Rwanda Etiopi Marok Algjeri Egjipt

Back to top button
LAJMET E FUNDIT