Fasoneritë në Vlorë burim infeksioni, të prekur me Covid-19 edhe kontakte të ardhur nga Tirana

Gjatë 24 orëve të fundit u shënuan 2 viktima nga Covid-19 dhe u regjistruan 72 raste të reja.

Ndërkohë 4 raste janë regjistruar në qytetin e Vlorës.

Nga këto 4 raste, 1 është punonjëse e një fasonerie, e infektuar nga punonjëset e tjera të konfirmuara më parë, 2 raste të tjera janë qytetarë nga Vlora dhe rasti i katërt dyshohet se është një person i cili ka pasur kontakte në kryeqytet ku edhe mund të jetë infektuar.

Deri më tani në vend janë shënuar 55 viktima dhe janë regjistruar 2,402 të infektuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT