Basha me plan ekonomik në dorë: Me taksën e sheshtë 9% do përfitojnë të gjithë të punësuarit, Rama rriti çmimet dhe varfëroi shqiptarët

Kreu i PD, Lulzim Basha ka prezantuar planin ekonomik që ka për synim të vendosë vetëm taksimin e sheshtë 9%.
Basha ka publikuar një video, ku duken shembujt se si taksimi i sheshtë do të ndikojë pozitivisht në ekonominë e punonjësve teksa akuzon Ramën për taksimin e tij në 7 vite.
Lideri demokrat shprehet se në 7 vite, Rama rriti taksat dhe çmimet, falimentoi bizneset dhe largoi qindra- mijëra shqiptarë në Shqipëria.
“Me taksën e sheshtë 9% do të përfitojnë TË GJITHË të punësuarit si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, dhe do të rritet fuqia blerëse e shqiptarëve. Më poshtë disa shembuj konkretë të përfitimeve të disa kategorive në sektorin publik nga taksa e sheshtë 9%.????”, shkruan Basha në Twitter.
Me taksën e sheshtë 9% do të përfitojnë TË GJITHË të punësuarit si në sektorin privat ashtu edhe në atë publik, dhe do të rritet fuqia blerëse e shqiptarëve. Më poshtë disa shembuj konkretë të përfitimeve të disa kategorive në sektorin publik nga taksa e sheshtë 9%.? pic.twitter.com/eCe9ljwQzL
— Lulzim Basha (@lulzimbasha_al) June 28, 2020