Kjo javë me bilancin më të rëndë, 11 viktima nga koronavirusi dhe 440 raste të reja në Shqipëri

Më shumë se asnjëherë në këto muaj, koronavirusi ka prekur 440 persona vetëm në javën që po lëmë pas.
Tronditës është lajmi për 11 viktima në 7 ditë.
Bilanci në javën e fundit:
E hënë (22 qershor), 33 raste, 1 viktimë.
E martë ( 23 qershor), 52 raste, 1 viktimë.
E mërkurë (24 qershor) 67 raste, 2 viktima.
E enjte (25 qershor) 78 raste, 1 viktimë.
E premte (26 qershor) 77 raste, 2 viktima.
E shtunë (27 qershor) 61 raste, 2 viktima.
E diel (28 qershor) 72 raste, 2 viktima.
Të shtruar – Vijon të ketë shtrime në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 77 pacientë, 15 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.
Statistikat e përgjithshme
Deri më tani në vend janë shënuar 55 viktima nga Covid-19 dhe janë regjistruar 2 mijë e 402 të infektuar.
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 371
Durrës 181
Shkodër 162
Vlorë 103
Fier 48