E mirë universale/ Politikanët shqiptarë që firmosin pro vaksinës anti-koronavirus

Sipas apelit, vaksina për ndalimin e koronavirusit duhet të jetë ‘një e mirë universale’, e lirë nga çdo e drejtë pronësie.
Peticioni është firmosur edhe nga nobelistët Muhammad Yunus, Desmond Tutu, Mikhail Yousafzai, Lech Walesa, aktorët George Clooney, Sharon Stone, Matt Damon si edhe nga disa politikanë shqiptarë dhe të huaj.
Ata janë, Romano Prodi, ish-presidentit Sali Berisha, Rexhep Meidani dhe Bujar Nishani.
Në këtë peticion i kërkohet një plan OBSH për çështjen e vaksinës dhe gjithashtu kërkohet transparencë e plotë në proces.
Vaksina duhet t’u përkasë të gjithëve dhe ky është një opinion që ndahet kryesisht në Evropë por kërkohet që të përqafohet nga e gjithë bota.