‘Dezinsektimi për herë të katërt i zonave të nxehta’, Manastirliu: Për një sezon turistik të sigurt
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se po përmbyllet trajtimi ëpr herë të katërt i dezinsektimi në zont e nxehta.
Ekspertët e shëndetit publik kanë përcaktuar Shkodrën, Lezhën, Tiranën, durrësin, Kavajën, Divjakën, Fierin, Vlorën, Himarën dhe Sarandën si zona të nxehta.
Sipas Manastirliut, kjo bëhet për një sezon turistik të sigurt.
“Po përmbyllet trajtimi i katërt i dezinsektimit në zonat e nxehta, të përcaktuara nga ekspertët e shëndetit publik, që nga Shkodra, në Lezhë, Tiranë, Durrës, Kavajë, Divjakë, Fier, Vlorë, Himarë, Sarandë, për një sezon turistik të #sigurt
Në këtë situatë epidemie, ky proces ka një rëndësi të veçantë për shëndetin e qytetarëve, për uljen e transmetimit të sëmundjeve infektive dhe shqetësimet nga pickimet dhe reaksionet alergjike”, shkruan Manastirliu.