VIDEO: Portali nxjerr pamje nga trazirat e ’98: Si ndaloheshin të rinjtë kosovarë në Tropojë. A është ish-polici i Berishës personi në video?

Portali Dosja.al ka publikuar sot një video të xhiruar në vitin 1998 në Tropojë.
Bëhet fjalë për një grup të rinjsh nga Kosova që kishin mbërritur në Tropojë, me një furgon.
Derisa në një moment u ndaluan nga një grup, ku sipas dosja.al është edhe ish-zv.drejtori i Policisë së Tiranës, Erzen Breçani.
Ky njihet si polici i Berishës për shkak të veprimeve por edhe qëndrimeve publike, ku shpesh citohen deklarime si “kam frikë vetëm Berishën”, “vetëm një burrë ka PD” etj.
Dosja.al shkruan se “Breçani bashkë me miqtë e tij ndaloi të grupin nga Kosova, dhe urdhëroi kontrollin e tyre. Duke i vënë të gjithë në një rreth dhe me duart lart, Breçani iu fut edhe vetë “me kokë” kontrollit të tyre.
Në një prej xhupave që ata kishin me vete, u gjet një granatë.
Erzen Breçani ka reaguar përmes një statusi në facebook, me një shqipe të shkruar të dobët, duke mohuar të jetë ai në video:
Postimi i Breçanit
Miq kjo qe ka postuar Dosja.al PARA NJE ORE eshte e verifikueshme shum qarte qe nuk jam une personi qe e servirin.Ne ate periudh kam sherbyer tek Forcat Speciale RENEA dhe dallohet qart uniforma e cdo gje tjeter kosovaret ne ate periudh kan pas maximalisht ndihmesen time personale
Realisht kemi kryer shum sherbime ne ato dite e periudh te veshtire publikoni nese keni ne arshive se cfar vertet kemi kryer ne si RENEA se do te vlersoni repartin ton dhe vlerat e atyre qe sherbyen ne 97-98 e ne vazhdim
Nuk besoj qe jan keq per klikime keto portale disinformimi perballet ne gjykate.