Thaçi: Kemi 21 vite që përballemi me akuza, ndërsa në Serbi ka rënë heshtja e varrit për krimet e luftës

Presidenti i Kosovë ka nisur në orën 20:00 deklaratën e shumëpritur për publikun, në lidhje me akuzat e Hagës ndaj tij dhe Kadri Veselit.

Hashim Thaçi tha se zemra e tij është e lënduar, por jo e thyer. Ai shtoi se akuzat janë monstroze, raporton JavaNews.al

“Gabime në paqe mund të kem bërë, por krime lufte kurrë. Edhe po të kthehesha pas në kohën e Milloshevicit, do t’i përgjigjesha armikut me plumbin për liri” – tha ai.

Thaçi shtoi se nuk sheh ndonjë komplot nga Bashkimi Evropian për Kosovën, por sipas tij është fakt trajtimi që po i bëhet Serbisë.

“Asnjë faj i imi nuk e justifikon faktin që ne po përballemi prej 21 vitesh me akuza për luftën. Ndërkohë që në Serbi ka rënë heshtja e varrit për krimet e luftës. Mos vallë duhet t’i kërkojmë edhe falje Serbisë?” – tha Hashim Thaçi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT