14 vendet që do të lejohen të hyjnë në BE nga 1 korriku

Bashkia Europian ka caktuar listën paraprake të vendeve të sigurta nga COVID 19.
Sipas kësaj liste publikuar nga BBC, përjashtohen Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Ndërsa Serbia dhe Mali i Zi janë cilësuar si vende të sigura. Pjesë e listës së vendeve të sigurta janë edhe Algjeria, Australia, Kanada, Gjeorgjia, Japonia, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia dhe Uruguai.
Ndërkaq, mund të përfshihet edhe Kina si vend i sigurtë nëse qeveria kineze ofron marrëveshje reciproke për shtetasit e BE.
Nga ana tjetër, edhe shtetasit britanikë do të trajtohen si ata europianë deri më 31 dhjetor, kur është fundi i periudhës së tranzicionit të Brexit.
Lista e plotë e vendeve, shtetasit e të cilëve do të lejohen të hyjnë në Evropë është si më poshtë:
Algjeri
Australi
Kanada
Gjeorgji
Japoni
Mali i Zi
Marok
Zelanda e Re
Ruanda
Serbia
Koreja e jugut
Tajlandë
Tunizia
Uruguai