Rama shuplakë BE-së: Kosova nuk duhet të barrikadohet; S’ka argument kundër Shengenit Ballkanik

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer kritikat sa i takon Bashkimit Europian në lidhje me mosliberalizmin e vizave për Kosovën, duke shtuar se kjo e fundit ka plotësuar kushtet e saj.
Ndër të tjera Rama ka theksuar se Kosova nuk duhet të barrikadohet dhe nuk duhet të ndalë dialogun me Serbinë.
“Unë respektoj një etikë që është etika më normale në marrëdhëniet ndërkombëtare por dhe në marrëdhëniet njerëzore besoj. Takimet kanë komente kur ka dakordësi për të bërë komente. Nuk kemi diskutuar për të bërë komente dhe s’jam këtu për të komentuar takimet dhe dallimet. Dallimet ju i dini, i shihni. Unë nuk kam zbuluar ndonjë gjë të re në kuptimin që thuhet në opinion. Është e rëndësishme që duke diskutuar mëson dhe kupton.
Në këtë aspekt mos kërkoni nga unë që t’i bëjë komentet takimeve. Si përkas asaj shkolle dhe nuk kam respekt për atë stil. E di që ka ushtrues të atij stili dhe në Shqipëri dhe në Kosovë. Mendimi im është i thjeshtë.
Kosova nuk duhet të barrikadohet. Kosova nuk duhet të ndalë dialogun dhe nuk duhet të nënvleftësojë ndikimet e këtij brutaliteti. E mbani mend shumë mirë se Kosovës iu kërkua që të plotësonte kushtet për liberalizmin e vizave. Kur u plotësuan kushtet, duhet të bëhej demarkacioni me Malin e Zi. Se çfarë lidhje kishte demarkacioni, këtë e dimë. Ishte lidhje politike se lidhje teknike s’kishte. Ajo histori mbeti si lëmsh para Kosovës.
U zgjidh kjo dhe vizat nuk u liberalizuan. Mos u çudisni nëse s’e vlerësojmë dot këtë brutalitet dhe nëse nuk vlerësojmë si komb këtë që bën Kosovë. Shqipëria ka detyrë që të mbështesë. Gjenerata që ka bërë luftës, s’janë më aty. Pjesa që ka bërë luftën janë në presion. Të gjithë nuk e dinë fare, se ça historie ka drejtësia ndërkombëtare në Kosovë dhembi luftën e saj me Serbinë. Ka më pak se 10 vendime nga Haga për autoritetet serbe për depërtim të 1 mln njerëzve me dhunë.
Pa llogaritur 20 mijë rastesh përdhunimesh dhe pastaj dhe të gjithë të vrarët e të zhdukurit. Ndërkohë le të numërojmë sa janë personat që janë të proceduar në këto shkallë gjyqesh, nga ana e UÇK. Si ndërtohet ky raport. Sa janë në Serbi ata që janë gjykuar për krime të luftës. Serbia si ka raportet e luftës vetëm me Kosovën. Bëhen 20 vetë!”,- tha Rama.
Sakaq Rama ka folur dhe për Shengenin Ballkanit, ku tha se në këtë projekt nuk ka kushte nga asnjë shtet pjesëmarrës.
“Paqja ka të tjera kushte dhe kërkesa. Lufta me Serbinë është spostuar nga terreni i luftës për liri, në terrenin e luftës diplomatike për njohën dhe zgjedhjen e këtij ngërçi historik. Unë nuk di që lufta diplomatike mund të fitohet duke u barrikaduar dhe duke shpallur tradhtarët lart e poshtë. Barrikadimi mund të jetë pjesë e strategjisë. Ajo që unë besoj është se Shengeni Ballkanik , si them Mini Shengen se jam 193 cm dhe s’më s’tërheqin ‘mini’.
Pse duhet Vuçiç këtu?! Për një arsye të thjeshtë. Pasi nëse duam që të hapim kufirin dhe të garantojmë lëvizjen mes nesh. Ne e kemi provuar këtë. Ne duhet të qëndrojmë kështu me kufirin mbyllur dhe të mjaftohemi vetëm me një kontroll?!
Apo do e heqim fare?! Është e thjeshtë. Nga ana tjetër janë një sërë marrëveshjesh. Ka një pyetje të thjeshtë. Pse marrëveshjet ecin me shpejtësinë e duhur. Nuk ka argument kundër Shengenit Rajonal, kundër njësimit rajonal. Nuk ka argumente. Shpifje, gënjeshtra, manipulime për të krijuar armikun e brendshëm që bashkëpunon me armikun e jashtëm, dhe të dy bashkë anatemojnë, ka sa të duash. Koha do të tregojë se të gjithë do të hyjnë në këtë proces.
Edhe Kosova nuk ka rrugë tjetër, se nuk mund të rrijë mbyllur dhe aq më tepër s’ja kërkon njeri. Nuk ja kërkon njëri qe për të bërë këtë duhet të bëjë dhe këtë. Jo! Do bëjë atë që do. Ishte koha kur ishte taksa ende në fuqi. Mbajtja e taksave ishte bilaterale mes dy vendeve dhe s’mund të kthehej problem i gjithë tavolinës. Këtu hapet një hapësirë dhe të gjitha vendet bëjnë atë që duan.”,- pohoi kryeministri.