“Dilni në punë ose ‘bella ciao'”, Shoqata e Transportit ‘dhëmbë për dhëmbë’ me Veliajn: E pamundur, ndryshoni protokollin!

Prej ditësh tashmë vijon “lufta e ftohtë” mes Shoqatës së Transportit dhe Bashkisë Tiranë, përfshirë dhe Drejtorinë e Transportit e cila është në varësi të Ministrisë së Infrasktrukturës.

Kur Shoqata e Transportit kërkonte të dilte në punë, qeveria nuk pranonte pasi e cilësoi transportin urban si me risk të lartë për infektimin e popullatës me koronavirus.

Tashmë që bashkia bën thirrje për të filluar punën Shoqata e Transportit heziton, pasi me protokollin që është vënë në dispozicion, ku numri i udhëtarëve që duhet të jenë brenda në autobusë është reduktuar ndjeshëm, ata thonë se nuk iu del dhe madje dalin me humbje.

“Unioni i shoqatave të transportit publik ne Tirane, nuk pranojnë të dalin në punë pa u ndryshuar protokolli. Pas takimit të zhvilluar mes tyre pa pranine e mediave është dalë në përfundimin se operatorët e kanë të pamundur të dalin dhe të zbatojnë protokollin. Sa i takon heqjes së licencave ata besojnë se nuk do t’ju hiqet pasi janë tatimpagues të rregullt prej kohesh dhe sipas tyre nuk janë aq te parëndësishëm për strukturat ekonomike dhe te shërbimeve qytetare”, njoftojnë burimet.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT