Berisha: Largimi i Thaçit nga negociatat, fitore e shqiptarëve, pritet dora e zezë e Ramës

Ish-kryeministri Berisha thotë se largimi i presidentit Hashim Thaçi nga bisedimet Kosovë-Serbi është fitore e shqiptarëve.

Në emisionin Tempora, Berisha tha se me largimin e Thaçit nga negociatat pritet dora e zezë e Ramës në procesin e bisedimeve.

“Akuza ndaj Thaçit për krime lufte është një akuzë e rëndë, por në raport me zgjidhjen e problemit, largimi i Thaçit nga negociatat, është një fitore e shqiptarëve, sepse me të pritet edhe dora e zezë e Ramës në këtë proces.

Kryeministri i Kosovës, Hoti, para parlamentin ka bërë një deklaratë, duke thënë se platforma e tij është kushtetuta e tij, është Kushtetuta e Kosovës. Kurse trojka, grisi kushtetutën, bëri gjithçka që ta paraqesin si luftë civile në emër të Beogradit.

Krimet e tmerrshme të kryera nga serbët në Kosovë i mbuluan pikërisht këta dhe për interesa të tyre në shërbim të Vuçiçit. Të gjithë shqiptarët duhet ta dinë se po ulen me një në kriminel”, u shpreh ish-kryeministri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT