FOTO-LAJM: “Peshkaqeni dhelpër” bie në rrjetat e peshkatarëve të Vlorës

Një tjetër specie e rrezikshme bie në rrjetat e peshkatarve në bregdetin e Vlorës.
Bëhet fjalë për “peshkaqenin dhelpër” i cili ka rënë këtë të martë në rrjetat e peshkatarëve.
E ka marr emrin “dhelpër” për shkak të mënyrës sesi lëviz në det.
Ai bën dredha në det për të lëvizur duke hutuar prenë dhe grabitqarët e tjerë që mundohen ta sulmojnë shpesh herë.
Dredhat i bën me anën e bishtit dhe shpesh herë prenë e tij për ta trullosur e godet dhe me bisht.
Hyjnë në familjen e peshkaqënëve të rrezikshëm, ku shpesh herë dallohet edhe për sulmet ndaj grabitqarëve më të mëdhenj se ai.
Peshkaqëni i rënë në rrjetat e peshkatarëve është afro 3 metra i gjatë dhe peshon mbi 50 kg.
Kjo specie nuk haset shpesh në brigjet shqiptare.
Vitet e fundit ka qenë vizitor i shpeshtë i tyre për shkak të ngrohjes globale.
Nuk është një specie tradicionale për vendin tonë por vijnë në vend për shkak të ngrohtësisë së bregdetit.
Karakteristikë e veçantë e tij është bishti, tipar dallues për këtë grabitqar, që i ngjason dhelprës në pyll.