Vajza e Kadaresë zv.presidente në Asamblenë e OKB, Kim: Pozicion i rëndësishëm për Shqipërinë

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka uruar Besiana Kadarenë për postin e zv/presidentit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.
Me anë të një postimi në Twitter, ambasadorja Yuri Kim shkruan: Përgëzime Besiana Kadare në zgjedhjen e Shqipërisë në këtë pozicion të rëndësishëm!
Kujtojmë që Besiana Kadare është vajza e shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare i vlerësuar me shumë çmime dhe tituj nga Shqipëria dhe vende të tjera.
Congratulations @besiana_kadare on Albania's election to this important position! https://t.co/wS6NfzH0Ov
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) July 1, 2020