Transporti nuk kthehet edhe pas ultimatumit për heqje licencash ndaj operatorëve
Operatorët e transportit urban në kryeqytet nuk tërhiqen nga vendimi për të mos nisur shërbimin, pavarësisht paralajmërimit të kryebashkiakut Veliaj për heqje licence. Ata thonë se rikthimi është i pamundur për shkak të pamundësisë ekonomike, dhe problemeve legale që shkakton protokolli anti-covid.
Mbi këtë argument, përfaqësues të shoqatave të transportit urban, theksojnë dhe një herë se nuk do të rifillojnë shërbimin.
Edhe në mbledhjen e organizuar këtë të mërkurë, ata vendosën të mos tërhiqen nga vendimi, pavarësisht paralajmërimit të kryetarit të bashkisë së Tiranës për heqjen e licencave.
Nga ana tjetër, thonë se nga autoritetet nuk kanë asnjë përgjigje për kërkesat e parashtruara.
Në këtë mënyrë, qytetarët do të vijojnë të mbeten peng i përmbushjes së kërkesave nga ana e autoriteteve, pasi operatorët e urbanëve nuk tërhiqen nga pezullimi i aktivitetit.