Avdullah Hoti nesër vizitë zyrtare në Shqipëri, Rama e pret në Pallatin e Brigadave (Zbardhet axhenda)

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti do të kryejë nesër një vizitë zyrtare në Shqipëri.

Hoti do të pritet nga kryeministri Edi Rama në orën 09:30, te Pallati i Brigadave.

Kreu i qeverisë së Kosovës, ka në axhendë takime me zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit shqiptar.

Kjo është vizita e parë e Avdullah Hotit në Shqipëri, teksa ishte Rama i pari që e takoi në Kosovë pardje, gjatë vizitës së tij dy-ditore në kuadër të zhvillimeve të fundit në vendin fqinj, lidhur me aktakuzën për krime lufte ndaj Thaçit dhe Veselit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT