KLSH-ja çon në Prokurori Institutin e Monumenteve: Bashkia e Tiranës të ndërtojë Teatrin Kombëtar atje ku ishte dhe siç ishte! (DOKUMENTET E AUDITIT)

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka “përcjellë” indicje në Prokurorinë e Tiranës për vednim-marrjen e Institutit të Monumenteve të Kulturës për prishjen e Teatrit Kombëtar dhe disa shkelje të tjera.

Nga një auditim i fundit që është bërë nga KLSH, është dalë në përfundimin se IMT duhet t’i kërkojë Këshillit të Ministrave dhe Bashkisë së Tiranës rindërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar në të njëjtën zonë dhe me të njëjtin stil dhe pamje arkitektonike që ajo ka pasur.

Nga ky auditim, u konstatuan disa problematika dhe shkelje të dispozitave ligjore në fuqi. Më konkretisht shkeljet e konstatuara evidentohen në Raportin Përfundimtar të Auditimit, miratuar me Vendimin e Kryetarit të KLSH-së Nr. 54, datë 29.05.2020.

“IMK, në rolin e Sekretariatit Teknik të Këshillit Kombëtar të Restaurimeve si dhe Këshilli Shkencor, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës pasi të kryejnë analiza të plota të vendimmarrjes në të cilin kanë kaluar dy VKM-t e fundit të vitit 2017 dhe 2018 për ndryshimin e kufijëvë të zonës historike Tiranë, të propozojë revokimin e VKM-ve të sipërcituara për ndryshimin e vendimit për nxjerrjen jashtë kufijve të zonës historike të sipërfaqes ku ndodhej ndërtesa e Teatrit Kombëtar, si dhe në zbatim të Vendimit të ndërmjetëm të KLSH nr. 36 datë 14.05.2020 “Për adresimin e problematikave të shfaqura mbi çështjen e Teatrit Kombëtar dhe propozimin për pezullimin e vendimmarrjeve mbi këtë objekt nga Kryetari i Bashkisë dhe Këshilli Bashkiak i Tiranës”, t’i kërkojë Këshillit të Ministrave dhe Bashkisë Tiranë, rindërtimin e godinës së Teatrit Kombëtar në zonën ku ka qenë godina e mëparshmë, në të njëjtin stil dhe pamje arkitektonike që ajo ka pasur, me të njëjtat volume dhe në të njëjtin projekt”, thuhet ndër të tjera në vendimin e KLSH.

Për sa më sipër, KLSH i ka rekomanduar Ministrit të Kulturës, në cilësinë e Kryetarit të Këshillit Kombëtar të Restaurimeve dhe Këshillit Shkencor të IMK-së, marrjen e masave për përmirësimin e legjislacionit në fuqi, si dhe një sërë masash me karakter organizativ, ndërsa përsa i përket shkeljeve të konstatuara në lidhje me ndryshimin apo përcaktimin e kufijve të qendrës historike të qytetit të Tiranës, të cilat janë pasuar me ngjarjen e fundit të prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar, KLSH ka paraqitur indicje penale pranë Zyrës së Prokurorisë Tiranë.

LEXONI GJETJET E PLOTA TË ADUTIT:

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT – AUDIT by Newsbomb Albania on Scribd

Back to top button
LAJMET E FUNDIT