Rama pret Kryeministrin e Kosovës nesër në Tiranë, Avdullah Hoti zbulon axhendën

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të pritet nga homologu shqiptar Edi Rama ditën e nesërme.

Takimi do të zhvillohet nesër në Tiranë në orën 10:00. Përveç kreut të qeverisë Rama, sipas axhendës kryeministri i Kosovës do të takohet dhe me zyrtarë të tjerë të lartë.

Kjo vizitë e Hotit në Tiranë, vjen pas qëndrimit 2 ditor të Ramës në Prishtinë ku diskutoi për aktakuzat e ngritura nga Gjykata Speciale ndaj Hashim Thaçit e Kadri Veselit për krime lufte.

Axhenda
10:00- Pritja e kryeministrit Avdullah Hoti nga kryeministri Edi Rama te Pallati i Brigadave
11:15-  Konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Kryeministrit të Shqipërisë,  Edi Rama
13:10 –Takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta në Presidencë
14:00 -Takim me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi
14:45 -Takim me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj
15:30 –Takim me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha

Back to top button
LAJMET E FUNDIT