“Lugina e Bashkuar” fiton një tjetër mandat, Presheva do të përfaqësohet nga 3 deputetë shqiptarë

‘’Lugina e Bashkuar’’ ka fituar edhe mandatin e tretë në zgjedhjet parlamentare në Serbi. Kështu Presheva do të përfaqëohet nga 3 deputetë shqiptarë.

Lajmin e bëri me dije kryesuesi i listës si dhe kryebashkiaku i Preshevës, Shaip Kamberi i cili thotë se kjo ndodhi si rezultat i një bashkëpunimi të partive shqiptare me Tiranën dhe përkrahjes së Prishtinës.

Njoftimi i Shaip Kamberit

Tre mandate për deputet të siguruara tashmë nga “ADSH- Lugina e Bashkuar”, si rezultat i një bashkëpunimi të partive shqiptare me Tiranën dhe përkrahjes së Prishtinës.

Ngritje e fuqisë politike të shqiptarëve që duhet materializuar në ndërtimin e strategjisë së përbashkët.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT