Zv.ministri i Ramës bën deklaratën e fortë: Një javë para 2 korrikut 1990, personeli i ambasadës gjermane takime të fshehta me shqiptarë, i nxiti për largime masive

Zv.ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me largimet masive të 2 korrikut 1990, ku shqiptarët u dyndën në dyert e ambasadës gjermane.
Ai shprehet se një javë para 2 korrikut, personeli i ambasadës gjermane bënte takime të fshehta me shqiptarë, duke i nxitur për t’u larguar dhe duke i siguruar për hapjen e dyerve të ambasadës.
Shkreli thotë se ky është një fakt misterioz që pakkush e di, por kjo është një deklaratë e fortë që mund të ndryshojë faktet të cilat na janë paraqitur deri më tani për dyndjen e shqiptarëve para dyerve të ambasadave.
“M E .T A N . D U M I N, mikun e pafjale, i cili ishte nder te paret fare qe e pa veten tej perdes se hekurt (ne ambasaden gjermane) thuajse nje jave para 2 korrikut, kur ende skish filluar hyrja masive.
Ishin kontaktuar, nxitur e siguruar prej kohesh, ne takime te fshehta, nga personeli i ambasades – fakt misterioz ky, qe sot pakkush e di”, shkruan shkreli.