Raporti i Senatit Amerikan: Njohja reciproke duhet të jetë elementi kyç i marrëveshjes Kosovë-Serbi

Raporti i Komitetit të Senatit Amerikan për Shërbime të Armatosura thekson se normalizimi i marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë do të sillte paqe dhe stabilitet në Ballkanin Perëndimor.

“Komiteti beson se SHBA-të duhet të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet diplomatike të Kosovës dhe Serbisë për të arritur një marrëveshje historike për normalizim të raporteve me njohjen reciproke si element qendror. Një marrëveshje e tillë është në interes të dy shteteve dhe do të rrisë sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në raport

Po ashtu theksohet se Kosova dhe Serbia duhet të heqin dorë nga veprimet të cilat mund ta vështirësojnë arritjen e një marrëveshje.

Në këtë raport theksohet se SHBA-të duhet të vazhdojnë të mbështesin tranzicionin gradual të Forcës së Sigurisë së Kosovës drejt një ushtrie multi-etnike e cila ndërvepron me anëtarët e NATO-së përmes një procesi transparent që respekton dhe të gjitha të drejtat e të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe promovon sigurinë dhe stabilitetin rajonal.

“Së bashku me aleatët dhe partnerët e Shteteve të Bashkuara, SHBA-të duhet të vazhdojnë përkushtimin ndaj Forcës së Sigurisë së Kosovës, dhe të ndërmarrin të gjitha hapat e duhur që Forca e Sigurisë së Kosovës të ketë personelin, kapacitet dhe resurset e nevojshme që të ushtroj misionin e saj kritik”, thuhet në këtë raport. /Marre nga Telegrafi

Back to top button
LAJMET E FUNDIT