Shqipëria dhe Kosova mbledhje të përbashkët të qeverive në shtator, ja ku do mbahet

Kryeministri Edi Rama u takua sot me homologun e tij kosovar, Abdullah Hoti. Pas takimit në Pallatin e Brigadave, u zhvillua një konferencë e përbashkët, ku Hoti ku tregoi se për çfarë kanë rënë dakord.
“Jemi dakordësuar për të përcaktuar një afat të ri për mbajtjen e mbledhjes së Shkodrës mes dy qeverive, me shpresën që situata jo e lehtë lidhur me COVID të na e mundësojë në gjysmën e dytë të shtatorit.
Jemi dakordësuar edhe për një tjetër event të rëndësishëm që do të zhvillohet për herë të parë mes nesh, me shpresë se situata do të na e mundësojë në nëntor, ku dy qeveritë të sponsorizojnë kongresin e parë të autoriteteve vendore, që dëshirojmë të kthehet në një kongres tradicional, ku kryetarët e bashkive dhe komunave, sikur quhen në Kosovë, të ndajnë praktikat e mira, sfidat e përbashkëta në adresimin e problemeve komuniktare dhe potencialin e nismave të përbashkëta”, deklaroi kryeministri Rama.