Si doli blof Akademia e Shkencave në Shqipëri, duke parashikuar pikun e Covidit

Më 4 prill 2020, Akademia e Shkencave në Shqipëri botoi një artikull, ku parashikonte situatën e Covid-19, duke iu referuar disa studimeve që ata vetë kishin kryer.
Artikulli i Akademisë analizoi përhapjen e Covid-19 dhe doli në konkluzionin se virusi do të arrinte pikun brenda dy javëve dhe më pas kurba e të infektuarëve do të vinte duke u ulur. Madje, Akademia e Shkencave e përforcoi këtë qëndrim, duke thënë se situata do të mbahet nën kontroll nga sistemi ynë shëndetësor.
Në fakt situata sot paraqitet komplet ndryshe nga parashikimi i shkencëtarëve të Akademisë. Mbi 80-90 preken çdo ditë nga Covid-19 sipas shifrave zyrtare (mendohet se është shumë më tepër), ndërkohë 2 deri në 3 është numri i viktimave.
Piku i virusit nuk ishte pas dy javësh nga data 4 prill, që parashikoi Akademia, por është pikërisht sot në ditët e para të korrikut. Në muajin prill, numri i të infektuarëve ishte 30-40 në ditë dhe me vdekshmëri të ulët, pothuajse 1 viktimë në 4-5 ditë.
Ndërkohë as sistemi shëndetësor nuk po e përballon dot fluksin e të infektuarëve, duke këshilluar shqiptarët të kalojnë simptomat e virusit në ambjentet e shtëpisë.
Akademia e Shkencave është akuzuar shpesh si një institucion që harxhon para, por nuk i sjell asnjë të mirë shoqërisë. Nuk ka studime të mirëfillta, shpesh kur flasin për ndonjë çështje ata gabojnë dhe në shumicën e kohës janë pothuajse inekzistent si intitucion.
Vitet e fundit zëri i tyre u dëgjua fort, vetëm kur kryeministri kërkoi mbylljen e këtij institucioni.