Pjesë e sektit protestant, merr tjetër drejtim vetëflijimi në Kombinat

Tragjedia në familjen Josifi, me vetëflijimin e Zhaneta dhe Anisa Josifit dy ditë më parë tronditi opinionin mbarë shoqëror. Prej disa muajsh pjesëtarët e familjes Josifi ishin mbyllur në shtëpi duke krijuar aktin vetëflijimit, me shpresën se do të ringjalleshin. Ky rit ekstrem bazohej te doktrina e një sekti fetar, ku dy motrat Anisa dhe Blerta ishin praktikante. Pas ngjarjes së rëndë të vdekjes së dy femrave Zhaneta e Anisa Josifi u ngritën dyshimet se vajzat ishin pjesëtare të grupimit fetar “Dëshmitarët e Jehovait”.

Sotir Kristollari, kunait i Zhaneta Josifit dhe i afërm i Anisës dhe Blerta Josifit, kjo e fundit e vetmja e mbijetuar e familjes Josifi në një intervistë për Top Channel ka rrëfyer se vajzat u mbyllën brenda pikërisht nga ushtrimi i besimit të këtij sekti fetar, që i detyroi që të vetëfliijoheshin.

Kristollari ka hedhur poshtë mundësinë se dy vajzat ishin praktikuese te “Dëshmitarët e Jehovait”, por të një sekti tjetër fetar protestant që kishin lidhje që në Përmet.

“Nuk e di e unë. Qendrën apo atë palo godinë e kanë nga Universi dhe vinin gjithmonë në Tiranë, para dy vitesh shkonin në bregdet atje poshtë për aktivitet”, shprehet Kristollari.

Më poshtë po publikojmë pjesë nga intervista e dhënë për gazetaren Anila Hoxha në Top Channel.

Anisa çfarë punonte?

Anisa i jepnin materiale dhe ajo i shkruante. I luteshim ne që të mos i gjenim ndonjë punë dhe i thoshin ata se ishte me sedër të madhe,  e i thoshin se nuk e kemi ne këtë degë që ke mbaruar ti.

Ato pastaj çfarë bënë?  

Anisa pastaj që nuk e kishte provuar punën dhe jetën me lekë, merrte nga këto komunikimet me internet, u fut brenda në shtëpi.

Sa kohë qëndroi?

Ka një vit e gjysmë. Në vjeshtë unë kam shkuar në Itali…

Sa kohë kishit pa e parë Anisën dhe se çfarë ndodhi dhe se çfarë sekti frekuentonin?

Ne  dera derën e kishim përballë pallatit  ka qenë salla Jehovait dhe nuk i pashë një herë të hynin, ballë për ballë është. Sa kohë që ishte, se tani ka ikur nga unaza e re sekti që ka qenë këtu. Për këtë të garantoj. Ajo së bashku me të motrën, pas vdekjes së babait, gjetën duke joshur, se e emë shiste në treg, pasuri kanë edhe toka në Benjë. Edhe buzë lumit kishte të llixhave të Benjës, por i shiti që i bleu këto shtëpi. U lidhën me një shoqatë, edhe sot është në Përmet ajo. Në gurin e qytetit është ngritur një tip kishe.

Kisha ungjillore…?

Kisha Ungjillore…

Vajzat ishin në kishën Ungjillore?

Eh po. Vinin në këtë e frekuentonin. E shtrinë aktivitetin edhe në Tiranë, se patën lidhje dhe e frekuentonin.

Ku shkonin?

Në qendër të universi. Shkonin vetëm vajzat në fillim. E ëma në kohën e pandemisë filloi. Edhe më përpara. Por këta te 21 dhjetori më duket se kishin një qendër. Sepse i pyeti gruaja se ku i gjenin librat.

Sa kohë zgjati?

Kjo ka një vit e ca që i kam thënë unë.

Çfarë ndryshoi së fundmi tek ato?

Te ato ndryshoi kjo, sepse filluan të mbylleshin. E para u mbyll Anisa. Dalëngadalë dhe Blerta, se arriti kulmin nga muaji, 14 dhjetori që kam ikur në Itali. Edhe plehrat i hidhnin një herë në javë, te koshi që i kanë afër. Edhe Blerta filloi të mos dilte fare. Filloi të dilte, e ëma, vazhdonte punën te ato familjet tiranase. Erdhi koha e pandemisë, nuk e di, po në shkurt, vinte në punë, por në mars nuk shkonte. Këtu lind një diskutim prapë, që kriminalistika dhe organet e policisë duhet ta vlerësojnë që kur u mbyllën të tria në pandemi, ato që në mars nuk çaheshin dot. Unë e pata shumë të vështirë të hyja tek ato.

U përpoqe disa herë?

U përpoqa mendja ime dhe syri më shkonte te ato, u hap dritarja apo jo. Drita dhe grilat ishin mbyllur. Dritat nuk i vura re, nëse ndizeshin. E bëra plan, por më thoshin komshinjtë më thoshin se nuk ndizeshin, madje as televizori.

Pjesë e sektit protestant, merr tjetër drejtim vetëflijimi

Sa kohë kishte Anisa pa dalë?

Nga shtëpia, Anisa mund të ketë qëndruar 1 vit e gjysmë pa dalë, por jo vdekur se ka qenë e vdekur prej aq kohësh.

Çfarë mund të ketë ndodhur me Anisën?

Anisa them unë me këto qitapet, kubikët i them unë se ishin të vegjël. Mos lexonin ditë e natë me këto qitape, sepse këto vinin në qendër, por e shkëputën vajtjen në qendër. U shkëputën nga ajo shoqëri që i çonin vajtjen nga bregdeti. I çonin në kampe këto kur erdhën këtu në Tiranë dhe mbetën të vetme pa përkrahje nga shoqëria fetare.

Tentove të merresha me to?

Unë tentova t’i nxirrja dhe kryesorja e kishe te Anisa. Për mendimin tim, Anisa, tharja e luleve se kishte nja 20 vazo me lule ne ballkon. Mos ka lidhje me shuarjen e jetës. Lulet janë tharë ma merr mendja nga mesi i shkurtit, se lulja duron 10-16 ditë pa ujë. I donin lulet shumë të trija.

Pse ka ndodhur vetëvrasja, çfarë ndodhi sipas teje?

Ajo ka torturuar veten, ka lënë tokat me qira për ca kohë, dhe iu vinin disa kile me mjaltë dhe iu mbaruan.

Pra ishin keq ekonomikisht?

Jo nuk ishin aq keq ekonomikisht, por dalëngadalë nga trutë po u thaheshin. U fiksuan me atë instinktin fetar, se neve do të vetëflijohemi për t’u ngjallur. Me një fjalë po bëjmë një provë për t’u ngjallur, të bëjmë një provë një eksperiment.

Pjesë e sektit protestant, merr tjetër drejtim vetëflijimi

Çfarë feje ishin këta, çfarë sekti frekuentonin?

Nuk e di e unë. Qendrën apo atë palo godinë e kanë nga Universi dhe vinin gjithmonë në Tiranë, para dy vitesh shkonin në bregdet atje poshtë për aktivitet.

Pra ishte Jehovai?

Jo,  nuk duhet të jetë Jehovai…

Ungjillorë si e kishin ato?

Po ku e di unë , nuk e marrim vesh. Andej nuk i ndoqa ndonjëherë.

Çfarë lexonin ato?

Kubikët thashë unë.

Pra lexonin Biblën?

Jo nuk ishte Bibla, ishin ato libra që për mendimin tim, tani nxjerr konkluzionin, ai ka shkruar shumë libra për fenë dhe vetëflijimin dhe në fund vari veten. Dhe këto rrugën e atij libri nxorën.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT