Sulmet terroriste/ Europol, operacion hetimi me 13 shtete, pjesë edhe Shqipëria (DOKUMENTI)

Terrorizmi në internet ishte një ndër operacionet e fundit që ndërmoi Europol me pjesëmarrjen e 13 shteteve anëtare të BE, si dhe 4 të tjerë jo anëtarë.

Në këtë operacion u përfshi njësia antiterror nga Qendra Evropiane dhe qëllimi kishte të bënte me marrjen e masave kundër shpërndarjes së përmbajtjeve terroriste në internet, në një aksion të bashkërenduar.

Udhëzime për të prodhuar lëndë eksplozive, skica për prodhimin e armëve ose informacione për të përzgjedhur objektiva si dhe mjetet e nevojshme për të ushtruar akte vrastare, të gjitha këto informacione mund t’i gjesh lehtë në internet.

Nga 8 qershori deri më 2 korrik, ekspertët e autoriteteve pjesëmarrëse të policisë identifikuan më shumë se 1900 përmbajtje përkatëse në internet dhe i sekuestruan ato, njoftoi Enti Federal Gjerman për Luftimin e Kriminalitetit, BKA.

Si rezultat i goditjes së përbashkët, u identifikuan dhe u fshinë 1.906 linqe. Më shumë se 800 prej tyre u identifikuan dhe fshinë nga Enti Federal Gjerman për Luftimin e Kriminalitetit.

BKA tha se organizatat terroriste si milicia xhihadiste “Shteti Islamik” ose AlQaida, si edhe mbështetësit e tyre, janë përpjekur t’i përdorin këto dokumente për të bindur njerëzit e radikalizuar dhe për t’i mbështetur ata për të kryer sulme terroriste.

Kjo është hera e dytë që Europoli dhe partnerët e tij veprojnë bashkërisht kundër përmbajtjes terroriste në internet. Operatorët e rrjeteve sociale janë të detyruar të raportojnë kur bëhet fjalë për kërcënime me vdekje, nxitje të dhunës, thirrje për krime apo përhapje të pornografisë me të mitur.

Po ashtu operatorët e rrjeteve sociale janë të detyruar të raportojnë për raste propagande dhe përdorimi të shenjave të organizatave antikushtetuese, për përgatitjen e akteve të rënda të dhunës që kërcënojnë shtetin, dhe për mbështetjen e organizatave kriminale dhe terroriste.

Shtetet që u bënë pjesë e operacioni kundër terrorizmit përmes internetit ishin Shqipëria, Australia, Belgjika, Çekia, Danimarka, Franca, Gjermania, Greqia, Hungaria, Italia, Maqedonia e Veriut, Portugalia, Rumania, Serbia, Sllovenia, Spanja dhe Mbretëria e Bashkuar.

Sulmet terroriste/ Europol, operacion hetimi me 13 shtete, pjesë edhe

Back to top button
LAJMET E FUNDIT