Shqiptarët e Izmirit përkujtojnë 76-vjetorin e genocidit grek në Çamëri. Lanë një kurorë të zezë para konsullatës greke

Shqiptarët e Turqisë kanë përkujtuar 76- vjetorin e genocidit grek mbi shqiptarët e Çamërisë. Ato kanë lënë kurorë të zezë para konsullates greke në kordon, Izmir, Turqi.
Në përkujtim të 76- vjetorit të genocodit grek mbi shqiptarët e Çamërisë, në Izmir të Turqisë janë organizuar shoqatat shqiptare.
Kryetari i shoqatës për Kulturë Shqiptare Alaçatı-Çeşme, Ibrahim Topalli është shprehur se janë me origjinë shqiptare dhe që do ta kujtojnë dhe përmendin më shumë Çamërinë.
“Ne jemi me origjinë shqiptarë, nënshtetas e qytetarë të Republikës së Turqisë që jetojmë në qytete të ndryshme të Turqisë.
Ne jemi shqiptarë nga Shqipëria, nga Shkodra, nga Çamëria, nga Janina, nga Kosova, nga Presheva, nga Plava e Gucia, nga Ilirida, nga Manastiri, të dëbuar të internuar e të shpërngulur nga trojet tona etnike.
Ne jemi elemente thelbësore dhe qytetarë besnikë të këtij vendi dhe themeluesve të Republikës së Turqisë, që neve na përqafoi në ditët e vështira.
Sigurisht që tani e tutje ne do të kujtojmë më shumë Çamërinë, dhe do ta përmerndim edhe më shumë. Meqenëse ekziston një “Komunitet Çam” shumë i madh dhe që jeton këtu në vendin tonë, ne do ta sjellim në axhendë edhe më shumë genocidin çam.
Ne do të kërkojmë të drejtat e bashkëqytetarëve tanë dhe fëmijëve të tyre, që i janë nënshtruar genocidit në Çamëri. Ne do të punojmë edhe më shumë ta sjellim në axhendën e aktualitetit ndërkombëtar genocidin që populli shqiptar Çam pësoi nga Greqia.
Ne i bëjmë thirrje botës Shqiptare, nga perla e Egjeut, nga Izmiri. Shqiptarët e Çamërisë duhet të marrin të drejtat e tyre.
Në këtë mënyrë ju arbëreshët e Italisë dhe ju arvanitët e Greqisë ejani në ndihmë të shqiptarëve të Turqisë dhe na ndihmoni në këtë drejtim. Ju lutemi mbështesni përpjekjet tona paqësore që të përmbushet drejtësia”, ka thënë ai.