Radhët kilometrike në plazhet e jugut, reagon Policia: Të gjitha patrullat janë në terren, ka fluks të lartë mjetesh (VIDEO)

Policia e Shtetit reagon për radhët kilometrike të mjeteve në jug të vendit. Sipas Policisë, aksi Radhimë – Uji i Ftohtë, ka fluks automjetesh por lëviz rrjedhshëm.

Në njoftim thuhet se, Rrugorja dhe patrullat e ‘Shqiponjave’ po monitorojnë gjithë aksin për të parandaluar parakalimet e gabuara që bëhen shkak jo vetëm për përfshirje në ngjarje rrugore, por edhe për bllokim të trafikut të rrjedhshëm të automjeteve.

“Drejtues mjetesh, KUJDES respektoni rregullat, vendosni rripin e sigurimit, mos përdorni celularin gjatë drejtimit të mjetit, mos kryeni manovra në rrugë e mos parakaloni”, thuhet në njoftim.

Sakaq, Policia ka një apel për të gjithë drejtuesit që kthehen nga jugu i vendit por nuk duan të bllokohen në trafik.

Përdorni rrugët alternative për hyrjen në Tiranë, në rast fluksi:

Rrogozhinë – Elbasan – Tiranë.

Plepa, Durrës – Ndroq – Tiranë.

Mos shpejtoni se në disa akse ka prezencë të lagështirës në rrugë!

Ndiqni udhëzimet e punonjësve të Policisë për të arritur të sigurt në destinacion!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT