Teatri i hapur për mbledhje politike, parodisti i Vlorës: Sa do doja të hapej dhe për spektatorët

Sallat e teatrove në vend janë ndër të vetmet ambiente që nuk janë hapur për shkak të pandemisë së covid-19. Për artistët dhe për spektatorët që i frekuentojnë ato nuk janë të hapura, kurse për mbledhjet politike po.

Një rast i tillë ka ndodhur në Vlorë, aty ku salla e Teatrit “Petro Marko” është e hapur për mbledhje e konferenca partie por jo për “të zotët e shtëpisë”, artistët. Një prej tyre është dhe parodisti i Vlorës Afrim Agalliu, i cili kujton mallin dhe magjinë që i falë skena e Teatrit.

“Sa do deshiroja te hapej teatri! Me ka mare malli shume per magjine e skenes dhe per spektatorin e mrekullushem vlonjat! Duartrokitjet dhe te qeshurat me japin jete”, thotë Agalliu. Një reagim apo mesazh që duhet të dëgjohet nga autoritetet përkatëse për të hapur Teatrot, por për spektatorët jo për mbledhje partie.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT