Vetëflijimi i nënës me vajzën në Tiranë, flet ish-myftiu Gurra: Nuk ka lidhje me Krishtërimin dhe Islamin, sektet fetare keqinterpretojnë Biblën dhe Kuranin

Ish-Myftiu i Tiranës Ylli Gurra ka folur pas ngjarjes së rëndë në Kombinat, ku një nënë dhe vajza e saj u vetëflijuan në emër të fesë.

Ai u shpreh se sektet fetare nuk kanë të bëjnë aspak me Krishtërimin dhe Islamin, pasi këto sekte deformojnë librat e shenjtë të Biblës dhe Kuranit.

Gurra tha se ansjë fe nuk e predikon ringjaljen, por këto sekte fetare kërkojnë të përfitojnë sa më shumë, madje duke i joshur edhe me lekë njerëzit që i bashkohen këtyre sekteve.

“Kjo ishte një ngjarje e kobshme për pjesën qytetare dhe fetare në Shqipëri. As në krishtërim dhe as në islam nuk ka asnjë shkronjë, e cila nxit ose që t’ju kërkojë besimtarëve që të vetëflijohen. Përkundrazi, religjioni është kthjellësi dhe zgjedhje e lirë në raport me Zotin tënd, Zotin e gjithësisë. Të gjitha fetë predikojnë se parajsën ta bëjmë këtu dhe kudo. Është makabritet edhe fakti që ka mbajtur disa muaj në banesë. Është thjesht ngjarje e rëndë dhe pa lidhje me fenë. As Bibla dhe as Kurani nuk predikojnë vetëflijimin”, tha Gurra në News 24.

“Kurani dhe Bibla flasin për vdekjen. Vdekja është e pashmangshme, kjo gjë dihet. Vija ndarëse është se jeta prevalon mbi vdekjen. Janë sekte që mundet te proklamojnë edhe maskallëqe. Nuk dua të komentoj komunitetin që akuzohet, por ata kanë vetëm 100 vjet. Devijimi i Kuranit dhe Biblës janë të rrezikshme, që dërgon në udhën drejt ekstremit. Sektet qoftë brenda islamit, qoftë brenda krishtërimit nuk kanë jetë të gjatë. Sektet fetare cojnë në keq-interpretime të librave të shenjtë. Fetë tradicionale dhe librat e shenjtë Bibla e Kurani kurrë nuk flasin për vetëflijim. Akoma më e rëndë është se trupi i mumifikuar është mbajtur për disa muaj. Sekti duhet parë nëse e ka bazën tek librat e shenjtë apo janë të kota, në ide të tyre.
Unë gjykoj që institucionet fetare duhet të jenë të fuqishme, që mos të dilet nga ndikimet fetare tradicionale. Interneti mund të manipulojë më kollaj. Institucionet fetare duhet të bashkëpunojnë me shtetin. Nuk e ka askund të shkruar se duhet të vetëfljohemi, asnjë libër i shenjtë. Ringjallja është vetëm diku dhe aty thuhet se është ekskluzivitet i Jezuit, aspak dhe askund i njerëzve”, u shpreh ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT