Infektohet me Covid arkëtarja, mbyllet sporteli i pagesave të OSSHE

Rastet me Covid po shtohen çdo ditë në vendin tonë. Mësohet se gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar me koronavirus dy raste në Përmet dhe një në Korçë.

Raportohet se është mbyllur sporteli i pagesave të OSSHE pasi ka rezultuar pozitive arkëtarja. Ndërkohë, rasti i dytë është shënuar në fshatin Kosinë, kontakt i rasteve të mëparshme.

Rasti i Korçës është një 62-vjeçare nga një fshat i Maliqit. 62-vjeçarja ka qenë në Tiranë, nga dhe ku dyshohet të ketë marrë virusin. Ndërkaq, tashmë ajo është shkruar në Sanatoriumin e Korçës, pasi gjendja e saj është përkeqësuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT