Në krye të detyrës deri ditën që u infektua, ky është mjeku që vdiq nga Covid (Foto)

Një tjetër mjek humbi jetën në vendin tonë si pasojë e Covid. Doktor Hysni Shkjau nuk arriti ta fitonte betejën më virusin e rrezikshëm, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve.

Prej 40 vitesh, ai punonte si mjek familjeje dhe së fundmi ishte në krye të detyrës në qendrën shëndetësore Qafë-Mali në Bashkinë Fushë-Arrëz të Pukës.

Ai ishte në krye të detyrës, deri ditën që u infektua nga COVID-19. Një humbje të madhe për sistemin shëndetësor, e quajnë kolegët e tij në Pukë, teksa i shprehin ngushëllime familjarëve.

Në krye të detyrës deri ditën që u infektua, ky

Back to top button
LAJMET E FUNDIT