E pabesueshme/ Kemi 200 organizata sekte fetare në Shqipëri, “Dëshmitarët e Jehovait” nuk lejohen në disa shtete

Shumëkujt i ka ndodhur qoftë edhe një herë të vetme që në derën e apartamentit t’i kenë trokitur gra e vajza me ca libra në duar, teksa tentojnë të dëgjohen qoftë edhe për pak minuta për zotin dhe atë çfarë shkruhet në literaturat e tyre.

Dëshmitarët e Jehovait njihen më së miri për predikimin derë më derë, duke shpërndarë literaturë të tillë si Kulla e Rojës dhe Zgjohuni. Jo vetëm kaq, por ata që njohin persona të lidhur fort me këtë sekt e dinë se ata refuzojnë shërbimin ushtarak dhe transfuzionet e gjakut.

Ata e konsiderojnë përdorimin e emrit të Perëndisë jetësor për adhurimin e duhur. Ata e refuzojnë trinitarizmin, pavdekësinë e pandarë të shpirtit dhe ferrin e zjarrit, të cilat i konsiderojnë si doktrina jobiblike.

Ata nuk festojnë Krishtlindje, Pashkë, ditëlindjet apo festa të tjera dhe zakonet që ata konsiderojnë se kanë origjinë pagane të papajtueshme, sipas tyre me krishtërimin.

Adhuruesit e “Dëshmitarëve të Jehovait” zakonisht i referohen trupit të tyre të besimeve si “të vërteta” dhe e konsiderojnë veten si “në të vërtetën”. Ata e konsiderojnë shoqërinë laike të korruptuar dhe nën ndikimin e Satanit, dhe më së shumti e kufizojnë ndërveprimin e tyre shoqëror me jo-Dëshmitarët.

Anëtarë të Dëshmitarëve të Jehovait  janë të lidhur fort me kundërshtimin e ndërgjegjshëm ndaj shërbimit ushtarak dhe refuzimin për të përshëndetur flamuj kombëtarë. Rrjedhimisht, disa Dëshmitarë të Jehovait janë përndjekur dhe aktivitetet e tyre janë të ndaluara ose të kufizuara në disa vende. Sfidat e vazhdueshme ligjore nga Dëshmitarët e Jehovait kanë ndikuar në legjislacionin në lidhje me të drejtat civile në disa vende.

Dëshmitaret e Jehovait kanë hyrë në Shqipëri pas viteve ’90, ndërsa në shumë vende janë ndaluar me ligj. Megjithë akuzat nga të afërmit e viktimave, organet e drejtësisë nuk kanë ndërmarrë asnjë herë hetim të thelluar ndaj këtij sekti.

Fjala sekt në përkufizimin më të saktë është një grup njerëzish që kanë të njëjtin interes dhe ide mbi një doktrinë të caktuar filozofike apo fetare. Çdo sekt ka ritet e veta dhe në shumë raste dallohet për manipulimin mendor që u bën anëtarëve, për qëllim përvetësimi pasurie apo favoresh. Zakonisht kur dëgjojmë fjalën sekt menjëherë na shkon mendja te feja, por shumë psikologe mendojnë se ky term përdoret jo rrallë dhe për të treguar një organizate kriminale.

Gjatë viteve 80 si pasojë e disa skandaleve (vetëvrasje kolektive, çështje të rënda politiko-financiare, abuzim posti, etj.) termi sekt mori një nuancë të fortë përkeqësuese, duke u bëre kështu sinonim i një grupi totalitar dhe i rrezikshëm. Për të paraprirë këto situata janë formuar dhe shoqata për ti luftuar sektet.

Një sekt dallohet për: manipulim mendor të anëtarëve, centralizim të pushtetit në duart e udhëheqësit, Organizim piramidal, zhvatje, aktivitet kriminal. Këto kritere nuk janë të njëjtat për çdo sekt dhe si rrjedhojë nuk aplikohen nga të gjithë organizatat e kësaj natyre.

Lëvizjet që luftojnë sektet

Lëvizjet ose organizatat e këtij lloji i shohin sektet si një rrezik për njerëzit dhe shoqërinë. Ata përpiqen te marrin sa më shume informacion mbi sektet dhe aktivitetin e tyre. Nëse zbulojnë ndonjë shkelje ligji. Sipas disa hetimeve thuhet se edhe në strukturat qeveritare ka shumë individë që bëjnë pjesë në sekte. Shtetet e Bashkuara ndjekin një politikë të ndryshme nga shtetet evropiane për sa i përket sekteve, të cilat nëse në Evropë “përndiqen” në një farë mënyre përtej oqeanit shihen me një sy tjetër.

Skandale në lidhje me sektet

Disa sekte kanë gjithnjë në qendër të vëmendjes gjatë 20 vjeçarit 1978 – 1998. Vetëvrasje masive, sakrifikim fëmijësh, apo ngjarje të tjera të kësaj natyre jo rrallë kanë tronditur mbarë opinionin publik.

E para e këtij lloji që u bë publike ishte më 18 nëntor të 1978: 914 anëtare të Tempullit të Popullit (People’s Temple), nga të cilët 260 fëmijë, u vetëvranë duke pirë një helm të fuqishëm në tempullin e Jonestoën në Guyana.

Studiuesi Erald Kapri thotë se në Shqipëri operojnë rreth 200 organizata fetare dhe sekte dhe se nuk ka asnjë ligj apo institucion që rregullon punën e tyre. Ai kërkon që kontrolli i veprimtarisë së organizatave fetare dhe sekteve është emergjencë kombëtare prej vitesh por shteti shqiptar nuk e ka vënë ujin në zjarr.

E pabesueshme/ Kemi 200 organizata sekte fetare në Shqipëri,

Kushtetuta e Shqipërisë e kërkon një ligj të tillë ndaj sa nuk është vonë duhet miratuar drafti që kontrollon financat dhe punën e tyre, ndryshe ngjarja si ajo e Kombinatit apo të rinj të radikalizuar që rekrutohen për luftëra të huaja do jenë një lajm i përditshëm.

Shteti shqiptar duhet të institucionalizojë më tej marrëdhëniet me fetë tradicionale, t’i fuqizojë ato, t’u kthejë pronat, të zbatojë me përpikëri marrëveshjet e nënshkruara, ndryshe do vuajmë pasoja afatgjata – thotë Kapri.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT