A mund të udhëtojmë jashtë vendit? Udhëzimet: Kujt i lejohet të hyjë dhe të dalë nga Shqipëria

Policia e shteti ka dhënë informacion të detajuar mbi lëvizjen e qytetarëve shqiptarë jashtë vendit.

Në një njoftim të policisë bëhen me dije kushtet dhe kriteret për lëvizjen e qytetarëve me vendet si: Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Greqia.

Me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut lëvizja vazhdon të jetë e lirë, ndërsa me Malin e Zi dhe Greqinë ka disa kushte dhe kritere. Në vijim të njoftimit bëhet me dije se me vendet e zonës Shengen, lëvizja vijon të mbetet e bllokuar.

Njoftimi:

INFORMACION MBI LËVIZJEN JASHTË VENDIT – 6 KORRIK 2020
Policia e Shtetit njofton se situata e kufizimeve të lëvizjes së shtetasve në kufi, paraqitet:
• me Kosovën ?? lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;
• me Malin e Zi ?? mund të lëvizin vetëm personat që posedojnë një dokument të lëshuar nga laboratorët e akredituar të testimit të COVID-19, jo më shumë se 48 orë më parë, ku vërtetohet se rezultojnë negativ në testin PCR. Nëse ēshtë njē grup mbi 10 vetē, testi kryhet nga autoritetet malazeze në kufi;
• me Maqedoninë e Veriut ?? lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;
• me Greqinë ?? lejohet kalimi për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata të pajisur me pasaporta greke, kamionë dhe për rastet të autorizuara nga autoritetet shtetërore greke;
• me vendet e tjera të zonës Schengen ?? nuk lejohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë, përveç rasteve të konfirmuara nga autoritetet e këtyre vendeve.
Për të udhëtuar drejt Shqipërisë ?? kufiri ēshtë i hapur pēr të gjithë shtetasit e huaj apo shqiptarë, sipas rregullave në fuqi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT