‘Ç’është ky qendrim jo diplomatik’, Kryemadhi për Zgjedhoren: Yuri Kim ka qenë imponuese si për ne dhe për maxhorancën

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka folur sot për Reformën Zgjedhore dhe dakordësimin e marrëveshjes së arritur në tryezën e Këshillit Politik.

E ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, Kryemadhi tha se kjo ndodhi vetëm falë ndërhyrjes së ndërkombëtarëve dhe veçanërisht ambasadores së SHBA-së, Yuri Kim.

Kjo e fundit sipas Kryemadhit iu imponua si opozitës dhe maxhorancës, e si përfundim marrëveshja u arrit.

“Pati një dakordësi e cila u mundësua,  se përplasja ishte e madhe për depolitizimin e komisioneve dhe funksionimi i KQZ,  nga ndërkombëtarët. Vetë ambasadorja e SHBA, Yuri Kim shkruajti me dorën e saj dakordësimin e firmosur nga të katërt palët dhe ka qenë mjaft e fortë dhe imponuese për disa çështje si për opozitën dhe mazhorancën, gjë që në një farë mënyrë mund të thuash çfarë është ky qëndrim jo diplomatik, por përfundimi ishte dakordësimi i arritur dhe ecja e vendit përpara”, tha Kryemadhi.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT