“Kjo është sëmundja më e tmerrshme…”, shefja e Infektivit: Ja momenti më i vështirë për mua

Pas 3 muaj heshtje në studiot televizive, shefja e Shërbimit Infektiv, Najada Çomo ka vendosur të falsë në Open në Top Channel.
Çomo, teksa dha detaje për punën në Spitalin Infektiv, tha për OPEN se kjo është semundja më e tmerrshme që është përballur në historinë e punës së saj
“Kjo është sëmundja më e tmerrshme që unë kam parë në historinë e punës time. Kjo sëmundje ka shumë të papritura. Mendon se ke vendosur në rregull çdo gjë dhe për një orë ndryshon gjithçka. Gjendja e të infektuarve ndryshon krejt papritur”, deklaroi Çomo.
Shefja e Infektivit tregoi edhe momentet e vështira kur i është dashur të informojë të afërmit e pacientëve që kanë ndërruar jetë.
“Më ka ndodhur të përcjell amanetin e fundit në disa raste. Kjo është një nga gjërat më të vështira. Të flasësh në telefon me një të panjohur dhe t’i tregosh se një i afërm ka humbur jetën, është shumë e vështirë. Shumë herë kemi derdhur lot me infermierët dhe kolegët”, tha Çomo.
Najada Çomo e nisi rrëfimin e saj duke falenderuar emisionin Open dhe Top Channel për korrektsinë e tregua në raportimin e situatës së Covid-19.
“Doja të bëja një falenderim për ju. Për ju prsonalisht për korrektësinë e treguar. Një falëenderim edhe për emisionin tuaj dhe sigurisht Top Channel për korrektësinë e treguar në një moment të vështirë siç ishte ai i pandemisë së Covid-19”- tha Çomo.