Shpërthimi i koronavirusit, Mira Rakacolli: Të mbyllen pishinat

Kryetarja e Komitetit Teknik Mira Rakacolli në studion e ABC News foli për rritjen e rasteve të reja dhe rritjen e numrit të personave që humbën jetën nga koroanvirusi.
Rakacolli tha se shtimi i rasteve është rezultat i mosrespektimit të rregullave Anti-COVID. Gjatë intervistës kryetarja e Komitetit Teknik u shpreh se pishinat nuk janë të lejuara të hapen në këtë kohë pandemie.
“Në këtë situatë me rëndësi është ndërgjegjësimi. Përderisa është dhënë në udhëzim i mbështetur në shifra epidemiologjike ky urdhër duhet të zbatohet. Duhet të shtohen akoma edhe më shumë kontrolle edhe pse vazhdojnë të bëhen. Nuk mund ta bazojmë ndalimin e pandemisë dhe pakësimin e rasteve vetëm tek policia. Të gjithë në ne duhet të ndërgjegjësohemi”, tha Rakacolli.
E pyetur nëse pishinat duhet apo jo të hapen, Rakacolli tha se pishinat në këtë fazë të pandemisë nuk janë të lejuara të hapen.