Katër infermiere infektohen me koronavirus, mbyllet reparti i Gjinekologjisë në Elbasan

Është mbyllur reparti i gjinekologjisë pranë spitalit të Elbasanit.

Shkak për mbylljen është infektimi i katër infermiereve, të cilat rezultuan pozitiv me covid-19.

Nga 19 tamponë që janë marrë, pas rasteve të para të covid-19 në martenitetin e Elbasanit, kanë rezultuar edhe 4 të infektuar të tjerë.

Mësohet se vijon gjurmimi i rasteve, pasi katër infermieret kanë pasur kontakte të shpeshta me pjesëtarë të tjerë të stafit mjekësor, të këtij spitali.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT