“Dorëzohet” shteti që nuk i trembej Covid, merr masat e forta për të frenuar infektimin

Suedia ka njoftuar rregullat e reja në vend për restorantet, baret dhe kafenetë, në mënyrë që të shmanget përhapja e Covid.

Shteti që nuk pranoi të izolohej duket se më në fund po dorëzohet para virusit të rrezikshëm, duke përcaktuar masa strikte.

Sipas rregullave të reja, bizneset janë përgjegjëse për të ofruar siguri për klientët dhe theksohet se është domosdoshmëri ruajtja e distancës prej 1 metër mes grupeve dhe njerëzve të panjohur. Gjithashtu, u kërkohet individëve që të marrin përgjegjësi personale për respektimin e distancës.

Autoritetet e Suedisë janë kritikuar për dhënien e udhëzimeve të paqarta dhe të ndryshme për distancën e duhur që duhet mbajtur.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT