Policia jep njoftimin e rëndësishëm, shtetet ku lejohet të udhëtojnë shqiptarët

Policia e Shtetit ka njoftuar mbi situatën e lëvizjes së shtetasve në kufi. Zyrtarisht policia njofton se:
•Me Kosovën lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;
•Me Malin e Zi mund të lëvizin vetëm personat që posedojnë një dokument të lëshuar nga laboratorët e akredituar të testimit të COVID-19, jo më shumë se 48 orë më parë, ku vërtetohet se rezultojnë negativ në testin PCR.
•Me Maqedoninë e Veriut lëvizja e personave dhe e mjeteve është e lirë;
•Me Greqinë lejohet kalimi për shtetasit e pajisur me leje qëndrimi dhe ata të pajisur me pasaporta greke, kamionë dhe për rastet të autorizuara nga autoritetet shtetërore greke;
•Me vendet e tjera të zonës Schengen ?? nuk lejohet lëvizja e lirë e shtetasve shqiptarë, përveç rasteve të konfirmuara nga autoritetet e këtyre vendeve.
Për të udhëtuar drejt Shqipërisë, kufiri është i hapur për të gjithë shtetasit e huaj apo shqiptarë, sipas rregullave në fuqi.